“Lojtarët ta harrojnë që dolën kampion”, prezantimi i Nevil Dede te Tirana: Kur ha bukë bën edhe thërrime

Nevil Dede ka marrë vendin e Egbosë te Tirana për të drejtuar kryeqytetasit. Objektivi i vendosur te bardheblutë është mbrojtja e titullit kampion dhe trajneri është zëvendësuar menjëherë pas humbjes në Kupën e Shqipërisë ndaj Korabit. Nuk do të vonohej shumë për të marrë trajnerin e grupmoshave të Shqipërisë, Deden, i cili u prezantua në ditën e sotme përpara mediave.

Në kryefjalën e tij ishte rritja cilësore që ka bërë pikësëpari në aspektin personal vetë trajneri, për të vazhduar edhe me këshillat ndaj lojtarëve. Në bazë të fjalëve që raporton “ABC News”, Dede u kërkon futbollistëve që të harrojnë suksesin e vitit të shkuar, në mënyrë që të kenë uri më të madhe.

“Ftesa ka ardhur atëherë kur duhej nga Halili. Më duhet të falënderoj Dkën për hapësirën që më dha në Kombëtare, atje ku dhashë kontributin tim dhe bëra arritjet personale. E të kthehemi te Tirana, është e vështirë që t’i thuash jo. U ktheva në shtëpinë time dhe jam brenda ADN-së. Më kontaktuan dje pasdite dhe mora presidentin e FSHF-së për të biseduar rreth shkëputjes nga Kombëtarja. Duka hapi rrugën dhe kështu u lehtësua puna.

Objektivi është titulli kampioni, duhet ta harrojmë që kemi dalë kmapionë, duhet të mendojmë se duhet të dalim përsëri kampion. Megjithëse nuk ka nevojë për objektiva, klubi e di rrugën e tij që kur ka lindur, e ka të shkruar në ADN. Kudo në botë ka cilël, një fillim dhe mbarim.  Rëndësi ka që klubi të ketë sukses, të vijnë elemente pozitiv nga akademia. Unë jam rritur në shumë aspekte. Kur ha bukë bën edhe thërrime, por varet sesa thërrime do të bësh”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online