Dy muaj më parë u arrit marrëveshja që Diego Armando Maradona të bëhej president i këshillit drejtues të Dinamo Brestit. Një çmenduri që kur e bën Maradona duket normalitet, sepse nuk merret vesh çfarë lidhje ka El Pibe de Oro me Bjellorusinë dhe futbollin atje.
Gjithsesi, dy muaj pas firmës, Maradona ka zbarkuar në Bjellorusi, direkt nga Moska, ku ishte për finalen e Kupës së Botës. Pritje e shkëlqyer, aq sa edhe kartvizitat për lajmërimin e eventit kishin të printuar siluetën e ish-yllit argjentinas, i cili ka firmosur deri në vitin 2021, por ka një klauzolë që e lejon të largohet më herët, nëse nuk ambientohet në Bjellorusi.
Në dy muajt e fundit Dinamo Bresi ka luajtur 9 ndeshje, duke fituar 5 e barazuar 4, ndaj Maradona paska qenë fatsjellës, sepse më 19 maj u fitua edhe Kupa e Bjellorusisë, duke mundur BATE-n favorite në finale.
Sot Dinamo Bresti do të luajë ndeshjen e parë me Maradonën në tribunë dhe presidenti i ri debuton me një ndeshje të vështirë shtëpiake, sepse përballë është Shahter Soligorsk, skuadra ku luan Elis Bakaj. Një përballje direkte për Europën, sepse të dyja skuadrat janë në formë të shkëlqyer.
? MATCHDAY! #fcdb1960
? "??????" ?????????
??????? ????, 16 ???
? 18:30 – ???????? ???? ??????????????
?? 20:30 – ????? ????? ???????? ?? ???? ????????
? 20:45 – ?????? ?????
? ?????, ??? "?????????"
? ??????: https://t.co/WR6agZi9YB pic.twitter.com/1NHM1zF2JS— FC Dynamo Brest (@dynamobrest) July 16, 2018