Parashikuesi më i saktë i Botërorit qenka tek Uest Hemi!

0

Ka vite që ka dalë moda e parashikimeve me kafshë, nga oktapodi deri te papagalli e ç’të vijë në mendje, por realisht parashikuesit më të mirë mbeten njerëzit, ata që futin në përdorim edhe logjikën.

Uest Hemi para Kupës së Botës publikoi një video ku intervistonte 4 futbollistë të ekipit, përfshirë meksikanin Çiçarito Hernandez, duke i pyetur për ekipin favorit në Kupën e Botës, favoritin për Këpucën e Artë, Lojtarin e ri më të mirë dhe për ekipin surprizë.

Një apo dy prej tyre edhe mund t’i gjenim të gjithë, si në rastin e Kilian Mbapesë, që kishte shanse shumë të mëdha të ishte i riu më i mirë i turneut, por sulmuesi 26-vjeçar i Uest Hemit, Xhordan Hugill, i cili prej janarit është pjesë e Çekanëve, edhe pse ka luajtur shumë pak.

“Franca, për mua është favorite.

“Shënuesi më i mirë? Herri Kejn ka shanse shumë të mira, realisht.

“Ekipi surprizë, që mund të befasojë të gjithë? Do thosha Anglia, nuk ka presion mbi vete, është skuadër e re dhe askush nuk i sheh si pretendentë.

“Lojtari i ri më i mirë? Me shumë gjasa Mbape, nëse luan”.

Edhe Hugill ka bërë humor pas mbylljes së Botërorit: “Duket se i gjeta të gjitha. Të gjithë qeshët në fillim”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.