Pozita e Igli Tares te Lacio ka ndryshuar kohët e fundit. Merkatoja jo e goditur e sezonit të shkuar ka sjellë pakënaqësi te bardhekaltrit. Në media është përfolur edhe për përplasje idesh mes Sarrit dhe drejtorit sportiv shqiptar. “Tuttomercatoëeb“ bën me dije se në këto kushte, kur kontrata e Tares po përfundon dhe Lotito po sheh për të tjerë në pozicionin e tij, ndarja është një opsion i mundshëm.
Nga sezoni i ardhshëm ish-sulmuesi shqiptar mund të mos jetë më krahu i djathë i presidentit të Lacios. Në Itali raportojnë se Tare ka nisur bisedimet për të gjetur ambientin e tij të ri përpara se të mbyllë bashkëpunimin me bardheklatrit, për të cilët ka qenë arkitekti kryesor i suksesit të arritur në vitet e fundit. Ofertat për të nuk mungojnë, por hapin përpara duket se e ka hedhur Ajntrakti i Franfurtit. Klub inga Bundesliga beson te aftësitë e Igli Tares dhe kërkon të jetë ai njeriu që do i ngrejë drejt suksesit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/