“Bajrami e ndjen lidhjen me ngjyrat dhe kombin”, Reja: Te Asllanin gjeta lojtarin që kërkoja, mund të luajë për klube të mëdha

Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Supersport” në një kohë kur Kombëtarja po përgatitet për miqësoren me Spanjën. Trajneri i kuqezinjve ka sjellë risi në listën e tij, ku spikasin emrat e Kristjan Asllanit dhe Adrian Bajramit. Të dy lojtarët po ndiqeshin prej kohësh nga tekniku italian dhe tash,ë ka ardhur momenti për t’i testuar në fushë me fanellën e Kombëtares A. Reja shprehet se i pëlqen fakti se Bajrami i ndjen vërtetë ngjyrat që ka zgjedhur të përfaqësojë. Ndërkohë sa i përket Asllanit, kreu i pankinës së Shqipërisë shprehet se ka gjetur lojtarin që po kërkonte.

Bajrami? “Lojtarin po e ndjek prej disa vitesh, pasi e kam parë që luante te Benfika dhe është përmirësuar shumë, vetëm se për fat të keq nuk kemi ende pasaportën për arsye burokratike. Uroj që të zhbllokohet situata, pasi është një lojtar me perspektivë të mirë, pastaj është mëngjarash. Ne kemi pak lojtarë për t’i aktivizuar në atë rol, është i ri, por po demonstron cilësi të mira. Pastaj ka një fizik të mirë, do të rritet dhe ca centimetra, ka edhe teknikë të mirë. Tani duhet ta shoh dhe në disa aspekte. Bajrami di të dalë me topin, por duhet ta shohim në garat zyrtare të rëndësishme.

Nuk e di nëse do të luajë në këto dy miqësore, por, nëse është mundësia, do ta hedh në fushë, edhe për të parë se sa i pjekur është. Do të doja të nënvizoja dëshirën e tij, për të ardhur te Shqipëria. Fola për të kuptuar idetë e tij dhe më tha: “Mister, unë kam zgjedhur Shqipërinë dhe kjo më pëlqen shumë”. Kur ndien këtë lidhje, me këto ngjyra, sidomos për kombin… Janë djem që duhen marrë në konsideratë dhe me siguri mund të ndihmojë shumë në të ardhmen Shqipërinë, pasi nëse vjen me këtë interes, është shumë i vendosur në stërvitje. E kam parë sa mirë punon dhe për mua është vlerë e shtuar e të rinjve, që janë për të ardhmen e Shqipërisë”.

Asllani?E kisha ndjekur vitin e kaluar, kur Empoli vendosi të largonte Riccin për t’i krijuar vend këtij djali, që kishte treguar se kishte veti të shkëlqyera. Një lojtar me shumë personalitet, por është e qartë që mund të përmirësohet, ende pasi është një djalë që mund të ketë të ardhme të mirë. Ka një lexim perfekt taktik, është lojtar që lëviz, jo shumë i shpejtë, por i shkathët mendërisht, inteligjent dhe di të pozicionohet më para, e shikon menjëherë lojën, është lojtari që po kërkoja, një “playmaker”. Mund të luajë dhe në krah dhe në fazën sulmuese, e shikon  taktikisht. Ka marzh të lartë përmirësimi. Tani është i ri dhe i falet ndonjë mangësi që mund të ketë, por me fitimin e përvojës, nëse shton diçka në aspektin e agresivitetit dhe në shpejtësi, është lojtar interesant, që mund të shkojë në klubet e mëdha që po shfaqin interes”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online