Nga kapiten te moshat te kontrata me ekipin A, 18-vjeçari shqiptar djeg etapat në klubin grek

Leandro Frroku është duke djegur etapat në radhët e klubit të njohur grek, Panathinajkosit. Mesfushori i talentuar po ngjitet shpejt në hierarkinë e klubit, teksa nga shiriti i kapitenit në ekipin U21 mbërrin te firma në kontratë me ekipin e parë. Vetëm 18 vite mbi supe, por mosha në pasaportë nuk është aspak një problem për Panathinajkosin.

Frroku ka treguar se mund të jetë i denjë për nivele të larta, prandaj drejtuesit e klubit helen i kanë ofruar një kontratë profesioniste për dy vite lojtari shqiptar, me të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit. Grumbullimi me ekipin e parë nuk i ka munguar, por tashmë pritet të vijë edhe debutimi në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online