Nga kampi i refugjatëve tek ëndrra bavareze, Bajerni i Mynihut investon miliona për të ardhmen

Bajerni i Mynihut ka blerë ditët e fundit anësorin ofensiv Alfonso Devis nga Vankuveri. Normalisht, një lajm i tillë nuk do i bënte përshtypje askujt, sepse Bajerni është nga to klube që kërkon vetëm yje në treg.

Megjithatë, mund të quhet një ndryshim madhor në strategjinë dhe mentalitetin e klubit gjerman, që tashmë e ka kuptuar se e ardhmja duhet ndërtuar nga themelet, duke parë rivalitetin e egër dhe milionat pa fund që kanë klubet angleze, apo PSG, Reali e Barcelona.

Alfonso Devis është vetëm 17 vjeç, jeta e tij është si një film i frikshëm, por me fund të lumtur, sepse ka lindur në një kamp refugjatësh, nga prindër të arratisur në Ganë, për shkak të luftës në Liberi.

Tani Devis, anëtar i kombëtares kanadeze që 16 vjeç, realizon ëndrrën e jetës, sepse shkon në një klub gjigant, që ka paguar 14 milionë euro, plos 5 milionë euro bonuse. Kurrë Bajerni nuk kishte paguar kaq shumë për një minoren.

Me sa duket, Bajerni ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, sepse në vitin 2010 i ofruan Nejmarin, në atë kohë vetëm 17 vjeç. Agjenti kroat Pedrag Racki, me ndihmën e Xhovani Trapatonit, ia propozoi Bajernit Nejmarin, por Santosi kërkonte 18 milionë euro në dorë dhe 6 milionë në bonuse. Bajerni mendoi se ishin shifra të ekzagjeruara dhe hoqi dorë. E mësoi leksionin!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *