Ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Antonio Valencia do të kthehet të luajë në atdheun e tij. Ai ka arritur marrëveshjen me skuadrën ekuadoriane të LDU Quito. Mbrojtësi kaloi një periudhë 10-vjeçare në “Old Trafford”, ku provoi të ishte edhe kapiten i “Djajve të Kuq”, kur u emërua nga Murinjo në fillim të sezonit të kaluar.
Klubi i Junajtid vendosi të mos e zgjasë kontratën me Valencian. 33-vjeçari do firmosë për dy vitet e ardhshme me klubin amerikan. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i LDU Quito, ku thotë: ”Një nga lojtarët më të shquar të historisë së futbollit ekuadorian, Antonio Valencia është bashkuar me klubin tonë”.
LDU Quito është një nga klubet më të titulluar në vendin e tyre. Janë 11 herë kampionë të vendit, herën e fundit në 2018-ën. Gjithashtu kanë fituar edhe Copa Libertadores në vitin 2008.