Nga ish-avokati i Xhanit te ai i Gjikës, ata që kanë “në dorë” Skënderbeun!

Cilët janë pesë anëtarët e Komisionit të Etikës në FSHF, që do të vendosin fatin e Skënderbeut? Për ata që nuk i njohin, bëhet fjalë për Fatmir Brakën, ish-avokati i Albert Xhanit, dikur president i Partizanit. Braka është kryetari i këtij Komisioni Etike, teksa do të fitonte gjyqin e tij për të mos e çuar Partizanin në duart e Ministrisë së Brendshme, që do të konfiskonte edhe stemën e historinë.

Por, sigurisht, përpos njohurive juridike, Braka nuk është aspak në brendësi të çështjeve sportive, duke qenë se nuk është interesuar të ndjekë ndonjëherë ndonjë ndeshje futbolli. Nga kryetari te nënkryetari. Bëhet fjalë për Bekush Birçe, ish-trajner i Partizanit dhe kombëtares së Shqipërisë.

Prej vitesh Birçe është pjesë e këtij komisioni, por influenca e tij nuk është se ka qenë e madhe në vendimmarrje. Më pas, tre anëtarët e tjerë, ku mes tyre bie në sy edhe Ardian Leka, avokati i ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Pikërisht Leka mund të ketë qenë edhe informatori sekret i Gjikës në statusin e shkruar prej tij ku aludonte se do të binte në kategori skuadra e Skënderbeut…

Një tjetër jurist është edhe Bashkim Koka, por emër më pak i njohur, ndërsa vendin e Adriatik Braçe, ish-kryetar i Bashkisë Ersekë, është zënë nga Agron Kuliçaj, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online