Reali i Madridit po kalon një krizë rezultatesh dhe momentet e tensionit nuk kanë si të mungojnë. Tanimë, tifozët madrilenë nuk fajësojnë vetëm trajnerin Solari, por edhe lojtarët.
Rasti i fundit ka të bëje me mesfushorin Isko, i cili është “piketuar” nga tifozët. Gjatë ndeshjes me CSKA-n, e gjithë pjesa e tifozëve të klubit nga Madridi brohoriste kundër një lojtari: Iskos.
Spanjolli, në një moment, humbet “toruan” dhe iu drejtohet tifozëve: Çfarë dëshironi? Shenjë e qartë kjo që djaloshi mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Situata po ndiqet me interes nga Juventusi, që kërkon shërbimet e lojtarit dhe transferimi mund të kryhet.
Nëse 26-vjeçari “braktis” Madridin, do ishte një humbje e madhe për kampionët e europës. Drejtuesit e Realit duhet të mendohen mirë, pasi cilësia e lojtarit është e jashtëzakonshme.