Nga gafa në Brazil në… “superman” në Rusi, përralla “Akinfeev”!

Nëse Rusia arriti që të hiqte qafe Spanjën dhe të shkruante historinë, një meritë e madhe i shkon portierit Igor Akifeev.

Portieri i CSKA-së priti dy penallti duke shndërruar në realitet çerekinalet për Rusinë, teksa edhe gjatë ndeshjes dy pritje deçizive të tij çuan gjithçka te llotaria e penalltive.

Dhe të mendosh që vetëm katër vite më parë, ndaj Koresë së Jugut, ishte personazhi negativ, duke bërë një gafë që ndikoi tee curia e Rusisë…

Ka pritur katër vite, është plakur më shumë, por ka rifituar “dinjitetin” e tij. “Jemi të lumtur, por edhe të lodhur sepse, ashtu si keni parë, gjatë pjesës së dytë dhe kohës shtesë, u mbrojtjëm mjaft mirë, duke ia dalë në objektivin tonë”, tha ai për mediet pas ndeshjes. “Duhet të jem i sinqertë, shpresoja te penalltitë, sepse është gjithmonë vështirë të luash ndaj Spanjës. Dhe ndodhi… Duam të falënderojmë tifozët për mbështetjen”.

Russia goalkeeper Igor Akinfeev saves Iago Aspas's spot-kick to send the hosts through to the World Cup quarter-finals

“E kam thënë shumë herë përpara turneut se duhet të jemi të bashkuar dhe mendoj se e bëmë këtë gjë. Jemi duke luajtur një kampionat fantastic dhe mendoj që jo vetëm tifozët tanë, por edhe ato të vendeve të tjera janë përfshirë në këtë atmosferë”.

Sakaq, me këtë super paraqitje, portieri rus ka mundur në duelin personal portierin David de Gea, që nuk priti asnjë penallti.

 

Sekuenca e penalltive

Iniesta Gol

Smolov Gol

Pike Gol

Ignasheviç Gol

Koke E pritur

Golovin Gol

Ramos Gol

Çerishev Gol

Aspas E pritur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *