Daja tregon pse u largua nga Skënderbeu: Ja çfarë projekti më paraqiti Takaj!

Trajneri Ilir Daja foli në lidhje me largimin e tij nga skuadra e Skënderbeut, por dhe afrimin me skuadrën e Flamurtarit. Ai u shpreh në intervitën për portalin “Korça Sot” se nuk e kishte bindur projekti i presidentit Ardjan Takaj që nuk ishte ai i 1 viti e gjysëm më parë kur firmosi për korçarët.

“Arsyeja është sepse në këto ditë Skënderbeu ka nevojë për qetësi dhe për të pritur vendimin e CAS-it dhe nuk ka nevojë të tregojnë të tjerët se kush e do dhe kush nuk e do. Falenderoj presidentin Ardjan Takaj që më dha mundësi të drejtoja një nga ekipet më të mira në dekadën e fundit dhe jo vetëm. Besoj se arritëm gjithçka me merritë, ku edhe unë kam pjesën time të suksesit. Projekti që mu prezantua nuk ishte në lartësinë e fillimit të bashkëpunimit të para një vitit e gjysëm”, – tregoi Daja.

Tekniku flet dhe për akuzat e tifozëve korçarë se braktisi “anijen” në një moment të vështirë. “E para nuk ka pasur braktisje, ka pasur bashkëpunim tepër të suksesshëm dhe pavarësisht se çfarë është folur ‘anija’ është ‘ankoruar’ pa asnjë ‘gërvishtje’. Ka qenë një mosakordim në aspektin e projektit në vazhdim dhe vetëm kaq. Edhe nëse do të luanim në Europë e them me bindje se nuk do të isha me Skënderbeun. Kjo që bëra ishte mbyllja më e mirë. Edhe kur kam dalë më parë kampion në drejtim të Elbasanit, apo Dinamos nuk e kam vazhduar as me ato skuadra, prandaj edhe nga Skënderbeu do të largohesha, sepse arrita maksimumin dhe duhet te vazhdoja me te njëjtin intesitet”, – sqaroi tekniku.

Flamurtari është ekipi i tij i ri, por ende nuk ka një firmë zyrtare me skuadrën bregdetare. “Me Flamurtarin nuk kam firmosur, por kemi rënë dakort. Gjatë kontakteve që kam pasur këto ditë kemi biseduar për projektin që kanë drejtuesit. Jam drejt firmës me këtë skuadër dhe brenda javës që vjen, duke filluar që nesër do të firmos”.

Numri një i stolit të Flamurtarit e pranon se mund të marrë futbollistë nga skuadra e Skënderbut drejt Flamurtarit. “Në praktikën time nuk kam propozuar asnjë futbollist, por në momentin që janë të lirë dhe nuk kanë kontratë, përse jo, të mos jenë edhe pjesë e Flamurtarit, sesa të ndonjë ekipi tjetër”, – u shpreh Daja ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online