Nga ferri i futbollit amator në Championship, përralla Luton në 6 vite!

E marta e 30 prillit 2019 do të hyjë në historinë e klubit anglez Luton si një ndër ditët më të bukura, pasi u sigurua matematikisht ngjitja në Championship, niveli i dytë i futbollit anglez.

Një përrallë e vërtetë historia e Lutonit, sepse klubi që në jetën e vet ka luajtur edhe në Premier Ligë këtë dekadë ka përjetuar makthin e falimentimit dhe zbritjes në futbollin amator.

Në sezonin 2013/14 Luton nisi galopin e pabesueshëm: vendi i parë në Konferencë, kategoria më e lartë e futbollit amator, duke u kthyer në Ligën 2, kategoria e katërt.

Në sezonin 2017/18 vendi i dytë në Ligën 2 dhe ngjitje një kategori më lart, ndërsa këtë sezon sërish ngjitje, pasi është siguruar të paktën vendi i dytë.

Një arritje e pabesueshme, aq më shumë që këtë sezon e nisi me trajnerin uellsian Nathan Jones, por në janar ky iku te Stoke City, ndaj u pasua nga Michael Harford, i cili e çoi misionin deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *