Për herë të parë në këtë sezon të Serisë A, Milani ndodhet në vendin e 5-të dhe rrezikon ndjeshëm një vend që të dërgon në Uefa Champions League. Humbja ndaj Lacios I kushtoi rënie në 3 pozicione kuqezinjve, pasi përpara kësaj fundjave ndodheshin në vendin e dytë. Kjo disfatë ka acaruar tifozët e Milanit, të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj trajnerit Pioli.
Në “Twitter” janë të panumërta hashtaget “#Pioliout” që kërkojnë largimin e Stefano Piolit në fund të sezonit. Tekniku italian krijoi një iluzion tek tifozët e “djallit” deri në janar se skuadra e tij mund të fitonte skudeton, por tashmë 5 javë nga fundi duket se Milani është kthyer drejt të shkuarës së errët./Elio Hajdari-Sport Ekspres/