Nga Ekuban, tek epërsia e vlonjatëve: Daja zbërthehet pas triumfit

“E kishim vlerësuar kundërshtarin, pasi luanim edhe në shtëpi. Ishim të kujdesshëm për të mos lënë hapësira, pasi kanë sulmues të rrezikshëm. Shkuam gol në goditje standarde dhe më pas tentuam të ruajmë rezultatin. Nuk jam dakord me mënyrën, por duhet t’i kënaqemi pikëve”, kështu e nisi fjalën e tij trajneri Ilir Daja në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, për të vijuar më pas me përgjigjet për pyetjet e tjera.

“Sa kohë lojtarët automatizohen, më pak do flas. I gjithë ekipi në mbrojtje më dha më shumë garanci se me Teutën. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të rritemi. Po ndodhi kjo mund të kemi vazhdimësi”.

“Terreni? Për të mos bërë specialistin, terreni që nesër do mbillet. Ndeshjen tjetër do jetë një tjetër terren. Kjo vështirëson atë që kemi ne si qëllim, qarkullimin e topit. Shpresojmë të ndryshojë radhën tjetër”.

“Nuk mundet të ndryshojmë, pasi stërvitemi në një fushë sintetike, jo në stadium. E kishim parë terrenin, por nuk e dinim se do të ishte kaq e butë. Kemi akoma vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Nuk është se kemi përdorur 2-3 variante dhe më pas të përshtatemi me terrenin”.

“Fati me më të mirin? Po të analizojmë ndeshjen, kishte vështirësi për të dyja ekipet. Fati ndihmon ata që janë më të përqendruar, sidomos në këto terrene ku i kushtohet rëndësi edhe topit të dytë. Këtë e kishim më mirë se kundërshtari sot”.

“Sulmi? Terreni nuk na la të luanim me pasin vertikal, për të shkuar te Bushiç. Ekuban? Di që janë në tratativa për një sulmues, ky mund të jetë edhe Ekuban. Nëse nuk realizohet, patjetër duhet të kemi edhe një tjetër, pasi kampionati është i gjatë dhe na duhet edhe një tjetër”.

“Alla më i miri?  Besoj se po. Është ingranuar mirë me grupin dhe e meriton. Edhe ai vetë nuk e kishte menduar se do i shkonte kështu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *