Nga qelia nënshkruan me ekipin e ri, i burgosuri më me fat në botë!

Në jetë meritojnë të gjithë nga një shans të dytë! Skuadra e Hueskës në kampionatin spanjoll të futbollit ka dhënë shembullin e mirë duke nënshkruar me Ruben Semedon. Emri i tij është goxha i njohur, pasi njihet për problemet e tij me ligjin. Nuk po flasim për mospagime taksash si Ronaldo apo Mesi, po flasim për rrëmbime, vjedhje dhe tentativë vrasjeje.

24-vjeçari është nën pronësinë e Vilarealit dhe u dënua me plot 5 muaj burg për akuzat e mësipërme. Semedo shleu dënimin e tij dhe la burgun javën e kaluar. Te dera e burgut e priti një shans i madh, pasi firmosi me ekipin e Hueskës. Futbollisti u huazua për 1 vit pas arritjes së marrëveshjes mes skuadrës së Vilarealit dhe Hueskës.

Drejtori sportiv i Hueskës, Emilio Vega, sqaroi në një prononcim të tij arsyen e firmosjes me mbrojtësin. “Semedo është në formë të mirë dhe gjendje fizike të shkëlqyer. Ai ka luajtur disa ndeshje në burg. Ky klub dhe ky qytet do t’i bëjnë mirë atij, pasi jemi të qetë dhe mikpritës. Do të jemi si një familje për të që të luaj në nivele të larta. Secili meriton një shans të dytë”, – u shpreh ai. Hajde me mend në kokë, djalë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *