“Neymar-Mesi-Mbape mund të jenë treshja e historisë”! Montella: PSG ka formacion ëndrrash

Transferimi i Lionel Messit do ta bënte PSG padyshim ekipin më të fortë në Europë. Më parë francezët kanë siguruar kartonat e Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos. Ish trajneri i Milanit, Vincenzo Montella deklaroi për mikrofonat e SKY se Mbappe, Messi dhe Neymar mund të jenë treshja më e fortë në histori në repartin e sulmit.

“A mund të jetë treshja më e mirë në histori? Të presim, por dihet që janë lojtarë fantastikë, që mund të luajnë shumë mirë së bashku. Në të njëjtën kohë tek PSG mund të formohet dhe 11-shja e ëndrrave

Si emra është e mundur, ndoshta me formacionin 4-3-3. Di Maria dhe Wijnaldum si anësor, ndërsa Verrati në qendër. Marquinhos dhe Ramos mund të përballojnë mbrojten 2 kundër 2 ndaj çdo skuadre”- u shpreh Montella. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online