Nexhipi optimist: Kemi kualitet, duhet ta kalojmë Torpedon

Kukësi do të luajë në turin e tretë kualifikues të Europa League-s me skuadrën gjeorgjiane të Torpedo Kutais. Një skuadër modeste sa i përket aventurës së saj në arenën ndërkombëtare, por këtë sezon ka treguar se është rritur dhe verilindorët duhet të kenë kujdes prej saj.

Ka optimizëm në kampin e Kukësit, me drejtorin sportiv Nderim Nexhipi, që ka komentuar shkurtimisht për “TV Klan” pritshmëritë që ka për këtë sfidë. Nexhipi e thekson se përballë do të jetë një kundërshtar i vështirë, por skuadra e tij ka cilësinë për të avancuar në raundin tjetër.

“Do të jetë ndeshje e vështirë po besoj që jemi të gatshëm për këtë ndeshje. Kemi shumë kualitet për të kaluar ekipin e Torpedos dhe këtë duhet ta tregojmë të enjten në fushë”, është shprehur drejtori sportiv i Kukësit.

Torpedo u eliminua në turin e parë kualifikues të Championsit nga ekipi i Sherif Tirapsol, ndërsa në raundin e dytë kualifikues të Europa League-s kaloi ekipin e Vikingur nga Ishujt Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online