Korabi ka barazuar 2-2 ndaj Dinamos në një ndeshje dramatike. Vendasit arritën që të shënonin në minutën e fundit me anë të ish-sulmuesit të Tiranës, Beshiraj. Ndërkohë që nga minuta e 65 e takimit, Korabi po luante me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Mziut. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri Shpend Kumbarçe u shpreh se Korabi do të fitonte nëse do të luante me 11 lojtarë.
“Ne do ta kishim përmbysur ndeshjen po të ishim me 11 lojtarë. Nuk jemi si Flamurtari apo Dinamo, që ngjiten dhe bien nga Kategoria, ne kemi shumë vite që jemi pjesë e Kategorisë së Parë dhe e njohim mirë atë”, u shpreh trajneri i Korabit. Ndërkohë Nevil Dede nuk doli për deklaratë në median “Oversport” pasi ishte përfshirë jo pak nga emocionet e takimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/