HISTORIKE/ Shqipëria U-17 kalon zyrtarisht në grupet e Europianit, barazimi i Izraelit ndaj Anglisë na kalon automatikisht mes më të mirëve

Shqipëria U-17 do të jetë pjesë e “Elite Round” ose e thënë ndryshe, grupeve të Europianit. Kuqezinjtë e vegjël arritën që të fitonin ndaj Suedisë dhe të barazonin me Uellsin, ndërsa u mundën vetëm kundër Kroacisë në eliminatoret e Europianit. Megjithatë djemtë e Bulkut janë kualifikuar më tej si vendi i tretë më i mirë. Mes 13 grupeve totale, më tej do të kalonin edhe katër vendet e treta më të mira. Shqipëria është aktualisht në vendin e dytë, pas Sllovakisë.

Por barazimi i sotëm i Izraelit ndaj Anglisë dhe e shoqëruar me triumfin e Gjeorgjisë ndaj Lituanisë, na ka zyrtarizuar edhe matematikisht. Kjo pasi 11 grupet janë mbyllur dhe i kanë dhënë verdiktet e tyre, duke u renditur poshtë Shqipërisë, me përjashtim të Sllovakisë. Me vetëm dy grupe të papërfunduara, edhe në rastin se vendet e tretat e tyre do të jenë më të mira se Shqipëria, kuqezinjtë do të kalonin sërish më tej për të qenë brenda 4-shet më të fortë. Ky turne do të zhvillohet në Hungari nga datat 17 maj deri në 2 qershor 2023. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online