“Nëse rivalët presin Milan si ndaj Torinos, do zhgënjehen“, Pioli merr në mbrojtje Leaon në prag të Salzburgut: Është lojtar i madh

Milani pati paraqitjen më të dobët në kampionat në ndeshjen ndaj Torinos. Lodhja e skuadrës ndikoi në humbjen e tre pikëve si dhe në rrritjen e diferencës me vendin e parë, Napolin. Një nga lojtarët më të dobët të sfidës ishte Rafael Leao, nga të cilët tifozët e Milanit presin që të shkelqejë çdo ndeshje. Trajneri italian, Stefano Pioli e mbrojti lojtarin e tij duke deklaruar së në ndeshjen finale ndaj Salzburg-ut, të gjithë do të shohin fytyrën e vërtetë të Rafael Leaos.

“Raphael Leao është një lojtar i madh dhe nuk kam dyshim se ai do të jetë në formën më mirë nesër. E kam parë mjaft të qeshur dhe të fokusuar në stërvitje. Nëse kundërshtari pret një Milan si ai ndaj Torinos do të zhgënjehet. Nuk kam nevojë të motivoj lojtarët e mi, ata e dinë më mirë se unë rëndësinë e kësaj sfide”- u shpreh Pioli në konferencën për shtyp ndaj Salzburg./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online