Ambasadori i Katarit në Shqipëri takohet me kreun e FSHF-së, Duka: Do ngremë grupe pune për projekte kontrete në infrastrukturë

Armand Duka ka zhvilluar një takim të rëndësishëm ditën e sotme. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është ulur të diskutojë në të njëjtën tryezë me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri dhe Konsullen e Katarit, Nada Rahman Al Hashimi. Temat e diskutuara ishin projektet e ndërmarra nga FSHF-ja për mbështetjen e futbollit të fëmijëve dhe të vajzave, si dhe organizimi i Kupës së Botës nga ana e Katarit. Duka njofton përmes llogarisë së tij në “Facebook“ se do të ngrihet një grup pune për të diskutuar në projekte bashkëpunimi në fushën e edukimit të trajnerëve dhe stafeve teknike, si dhe në infrastrukturë.

“Pata një tjetër takim shumë të këndshëm dhe konstruktiv me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, z. Ali bin Hamad Al Marri dhe Konsullen e Katarit, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi, që konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera që FSHF ka me shtetin e Katarit dhe përfaqësinë diplomatike në vendin tonë.

E njoha Ambasadorin e Katarit me zhvillimet e futbollit shqiptar dhe projektet madhore të ndërmarra nga FSHF në mbështetje të futbollit të fëmijëve dhe vajzave. Ambasada e Katarit konfirmoi gatishmërinë që përmes bashkëpunimit midis institucioneve të tjera shtetërore të Katarit të ketë një fokus të veçantë për futbollin në veçanti në Shqipëri, duke e konsideruar FSHF-në një partner shumë të rëndësishëm dhe kyç në promovimin e këtyre investimeve.

Padyshim që ndër temat e diskutimit ishte organizimi i finales së Kupës së Botës në Katar, ku Ambasadori më njohu me përgatitjet finale para nisjen së këtij kompeticioni madhor dhe për rëndësinë që ky turne mbart, jo vetëm për Katarin, por për të gjithë rajonin në tërësi. Ramë dakord për ngritjen e grupeve të punës për të diskutuar për projekte konkrete bashkëpunimi në fushën edukimit të trajnerëve dhe stafeve teknike, por edhe në infrastrukture”, ka bërë me dije Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online