“Nëse nuk shënon, nuk mund të fitosh”! Plori: Nuk ishte ndeshja për të luajtur “All in”, Partizani dhe Vllaznia janë të ngjashme

Një tjetër barazim në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ashtu si edhe në dy takimet e Kupës, nuk ka fitues në një përballje të tillë. Këtë herë në “Loro Boriçi” kemi parë një ndeshje me pak raste të krijuara. Pavarësisht se të dy ekipet kërkonin me ngulm fitoren për të kapur vendin e tretë, kujdesi për të mos pësuar prodhoi një ndeshje me pak mundësi.

Skuka gjeti rrjetën në minutën e 8 të takimit duke dëshmuar më së miri vlerat e tij. Sulmuesi arriti të kalonte Zogovic dhe nga një kënd i pamundur në dukje, teksa gjendej në cepin e vijës anësore, i dha goditjen e duhur topit për të shkuar në rrjetë.

Por fatmirësisht për Vllazninë, ndërhynë gjyqtarët dhe VAR duke anuluar golin pasi Skuka ishte nisur nga pozicioni jashtë loje. Mundësia më e mirë e ndeshjes erdhi në fundin e së parës teksa pas goditjes së Rrapajt, ishte Murataj që në brendësi të zonës gjeti këndin ku Zogovic ishte i dorëzuar, por atje gjendej Bulatovic që bëri ndërhyrjen me vlerën e një goli të shënuar.

Në fund, të dyja ekipet humbasin jo vetëm në objektivin e tyre për të kapur vendin e tretë, por edhe në gjithë panoramën e takimit ku duhet të themi se Vllaznia-Partizanit i ka humbur hijeshia dhe shkëlqimi i dikurshëm. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Plori: “Nuk jam i kënaqur me barazimin, duhej të shfrytëzonim faktorin fushë. Vllaznia dhe Partizani janë dy ekipe shumë të ngjashme dhe prandaj diferencat janë shumë të vogla. Kur kërkon të sulmosh, duhet të mendosh edhe në mbrojtje. Kemi parë disa gabime foshnjarake në pasime që mund të na rrezikonin shumë. Nëse nuk shënon, nuk fitohet ndeshja. Ne kemi gabuar ose në pasimin e fundit ose në gjuajtjen drejt portës. Ka ende javë, kampionati është i gjatë dhe nuk luajtëm “All in”.

Mehmeti: “Na ka munguar gjithmonë goditja e fundit. Sigurisht që ndikon ana psikologjike, fundi i kampionatit dhe ngjeshja e ndeshjeve. Në të tilla situata duhet të kesh guxim, duhet të jesh i qetë. Duhet të përgëzojë lojtarët për atë që dhanë sot. Vinim nga eliminimi nga Kupa, nga ndeshja më e dobët e jona me Skënderbeut dhe sot gjetëm forcat për t’u përballur me Vllazninë. Partizani nuk e zgjidh situatën vetëm me Skukën. Me pak qetësi para porte, mund të fitonim. Murataj kishte mundësinë e artë në pjesën e parë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online