“Nëse na lind një tjetër mundësi…“, Shqipëria i lë mbresa pozitive Mikolit: Më pëlqeu eksperienca

Vetëm pak kohë zgjati ajo eksperiencë e dyshes Moriero-Mikoli në krye të Dinamos. Italianët lanë Shqipërinë shumë shpejt, duke mos mundur të tregojnë punën e tyre në Kategorinë e Parë. Megjithatë ato pak javë në Tiranë kanë lënë mbresa të mira për Fabricio Mikolin. Në një intervistë për “TMW“, ish-lojtari i Palermos shprehet se ka bërë një punë të mirë dhe ka mësuar shumë te Dinamo. Në fund nuk e përjashton mundësinë për të pranuar një tjetër ofertë nga Shqipëria.

“Ishte një përvojë e re, doja të dija një futboll tjetër. Në Shqipëri kam miq. Unë pranova të shkoja me Morieron për të provuar këtë eksperiencë. Ne bëmë një punë të mirë dhe mësova shumë. Uroj që trajneri të gjejë një zgjidhje të re. Më pëlqeu përvoja: nëse një mundësi lind përsëri së bashku, do të shohim …”, ka thënë Fabricio Mikoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online