“Nëse kemi 70 mijë tifozë nuk ka asnjë kuptim“, Murinjo kërkon biletën për në Tiranë nga “Olimpiko“: Ejani në stadium për të luajtur

Roma luan mbrëmjen e nesërve gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Konferencës përballë Leiçesterit, ku do të përcaktohet se cili ekip do të vijë në Tiranë më 25 maj. Zhoze Murinjo ka bërë sot në konferencën për shtyp një apel për tifozët, teksa kërkon që sfidën e nesërme ta luajnë edhe mbështetësit e verdhekuqve.

“Nëse kemi 70,000 spektatorë, kuptimi është asgjë. Nëse kemi 70,000 që duan të luajnë historinë është ndryshe. Kjo është ajo që ne i kërkojmë njerëzve. Mos ejani në stadium për të parë ndeshjen, ejani në stadium për të luajtur”, ka bërë apel Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *