Përfundon duke “ngrënë fushën” nga dueli me shokun e ekipit, videoja e Vlahoviçit po bën xhiron e rrjeteve sociale

Vlahoviç erdhi me bujë të madhe janarin e shkuar në radhët e Juventusit, ku pritej të merrte rolin e goleadorit. Por sulmuesi serb nuk e ka justifikuar aspak deri më tani shifrën e majme të shpenzur nga drejtuesit e klubit bardhezi. Përveç përballjeve të vështira me mbrojtësit kundërshtar, Vlahoviç po has në konkurencë të fortë edhe brenda ekipit të tij.

Në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një video nga stërvitja e “zonjës së vjetër”, ku Kin dhe Vlahoviç janë ndeshur sportivisht me njëri-tjetrin në një duel force. Të dy rendin pas topit, por në fund serbi përfunon përtokë duke “ngrënë fushën”. Lojtari i ardhur këtë sezon nga Fiorentina, u përplas përdhe pas duelit fizik me Kinin, i cili fitoi më pas kontrollin e topit dhe vazhdoi i qetë lojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online