“Nëse do ta njohësh dikë, jepi pushtet”! I qëndroi afër “kur nuk e donte askush”, Jasir Asani nuk ndërron menaxherin as kur të gjithë janë pas tij

Jasir Asani ka “jetën e dytë”! Ky lojtar mbërriti shumë vonë te Shqipëria, aq sa u mendua se nuk do të vinte kurrë dita që futbollisti në fjalë të vishej me fanellën e kuqezinjëve. Me vitet që po kalonin, papritur del Silvinjo që e kthen Asani nga “askushi” në një “hero kombi”. I shpallur si lojtari me më shumë kontribut në grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit, sa i përket golave që vinin nga këmba e tij, me Asani “fluturuam” drejt Gjermanisë. Por nëse do ta njohësh një person, jepi pushtet! (Shikoni rrëfimin e veçantë të Jasir Asanit në Koha Shtesë)

Asanit iu dha ky pushtet dhe ai e kaloi provën me sukses, qëndroi i njëjtë. Jo vetëm me sjelljen ndaj njerëzve dhe tifozëve, por edhe karshi menaxherit. 10 vite me të njëjtin menaxher, Alexander Jovkov. Pavarësisht se në këtë kompani menaxhimi është pikërisht Asani lojtari më i shtrenjtë dhe pavarësisht se ka shumë menaxherë edhe në botë që kërkojnë të marrin Jasirin, ky i fundit nuk e harron dorën e njeriut që e shpëton në momentet më të këqija. Në momentet më të mira, është pikërisht koha e mirënjohjes dhe këtë Asani e tregoi sërish. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online