“Kur ngel Uzuni dhe Muçi në stol, kjo tregon sa luks ka Shqipëria”! Gega flet për listën me 23 lojtarë që do iki në Europian: Kur luan me Kombëtaren, nuk llogarit veten

Skënder Gega ishte i ftuar në televizionin “TËVË 1” ku ka folur për shortin e Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Trajneri i njohur është ndalur te suksesi i Silvinjos, te shorti i hedhur dhe njëkohësisht ka folur për një temë delikate. Vetëm 23 lojtarë do të nisen drejt Gjermanisë, por sipas Gegës, askush nuk duhet të mërzitet pasi kur luhet për Kombëtaren, është Shqipëria që vjen përpara çdo individi.

“Vështirësia në fazën e grupeve të Europianit është e pashmangshme. Edhe nëse do të luanim prapë kundër çekëve do të ishte e vështirë, është një histori e re. Misioni kryesor ne e kemi arritur, përfaqësimi në Europian do të jetë një plus i madh edhe për imazhin tonë. I kemi kualitetet për të bërë mirë, por nuk mund të them sesa larg do të shkojmë. Në një sukses janë shumë komponent që bëhen bashkë, pa harruar edhe pjesën e fatit. Kemi bërë gjithë atë luftë për të shkuar deri në Gjermani, nuk mund ta djegim biletën kot.

Italia shkoi në Europian, të gjithë ishin skeptik për të, por ia dolën. Por ndodhi edhe që u eliminua nga Maqedonia. Pra janë këto shembujt që tregojnë se duhet të jemi sigurisht optimist, por pikëpsëpari të jemi të përulur se atje nuk është më historia kundër çekëve dhe polakëve. Dasma mbaron shpejt, ne duhet të jemi gati për betejën që na pret. Lista me 23 lojtarë? Ne kemi Myrto Uzunin, ka fituar në muajin e fundit dy trofe në Spanjë dhe ka qëndruar në stol, Muçi po ashtu, e kemi këtë luks. Nëse zgjedhja bëhet në bazë të meritës dhe të jetë profesionale, nuk ka pse të mërzitet askush. Kur luan për Shqipërinë, ti përfaqëson Shqipërinë, nuk përfaqëson veten tënde më”, tha Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online