“Nëse do ishte mirë Tirana do ishte Egbo këtu”, Dede para derbi: Tirana e dënuar për fitore dhe titull

Nevil Dede ka folur përpara derbit që Tirana do të zhvillojë kundër Partizanit. Trajneri i bardhebluve e ka nisur me një koment për faktin se ekipi i tij është gjithmonë i dënuar për të fituar derbin dhe njëkohësisht titullin kampion, nga vetë historia e saj.

Në këto ndeshje të para Dede nuk e ka marrë ende fitoren e parë me Tiranën. Megjithatë trajneri beson se është vetëm çështje kohe pasi loja është në nivelin e duhur. Në bazë të fjalëve të raportuara nga “Supersport”, kur pyetet në lidhje me fushën e “Air Albania”, Dede nuk kërkon të jap më tepër komente pasi nuk është agronom.

“Rezultatet bëjnë që të mendohet se Tirana nuk po kalon një moment të mirë. Është vetëm problem i rezultateve, për sa i përket lojës, do të thosha që unë jam i kënaqur me djemtë, me atë çfarë kanë dhënë në fushë. Më ka ardhur keq për ta dhe për klubin, pasi unë jam pjesë e tij. Duhet të kishim më shumë pikë, por kampionati është i gjatë, çdo ndeshje shërben për të rikuperuar gabimet dhe në fund fare të bëjmë ato rezultatet që të gjithë i prisnim.

Në qoftë se starti do të ishte i mirë unë nuk do të isha këtu, por do të vazhdonte Emanuel Egbo, trajner i Tiranës dhe nuk do të ishim në këtë histori. Kur nuk ka start të mirë bëhen edhe ndryshimet. Vetë fjala ndryshim nënkupton shumë gjëra brenda dhe këtë duhet ta mendojnë mirë të gjithë.

Tirana është “dënuar” gjithmonë që të fitojë, është “dënuar” që të pretendojë për titullin kampion. Në historinë e këtij klubi kështu është perceptuar dhe të gjithë brezat janë rritur me këtë filozofi dhe mendim. Do të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, të kemi respekt për veten. Doja të bëja një thirrje për lojtarët. Në këto kushte që po kalon gjithë bota dhe futbolli ynë shqiptar, duhet të bëjmë më të mirën. Të dyja skuadrat duhet të kënaqin njerëzit që na ndjekin nëpër ekranet për të harruar hallet që po kalon jo vetëm populli jonë, por e gjithë bota.

Stadiumi? Unë nuk jam agronom, që të vendos kush është fusha më e mirë apo fusha me e keqe. Stadiumi “Air Albania” është një reklamë, një investim i FSHF-së, i komitetit të futbollit shqiptar, i shtetit shqiptar. Ne mburremi me atë stadium dhe nuk e kuptoj kujt nuk do i pëlqente ajo fusha atje. Klubi jonë ka bërë ri-investim në “Selman Stërmasi” dhe jemi të lumtur, por gjithsesi “Air Albania” ofron kushte më të mira edhe për imazhin e futbollit shqiptar në përgjithësi”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online