“Tani po i kuptoj kritikat e atyre që na shohin nga televizori”, Pioli flet pas kthimit: Gjëra të papranueshme

Milani është në vendin e parë në kampionat, por trajneri Pioli është mjaft kritik për skuadrën e tij. Pasi u rikthye në pankinën e kuqezinjve, pas dy javëve izolim që prej daljes pozitiv me COVID-19, tekniku Italian është shprehur në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshje me Celtic, se kur i ka parë ndeshjet në televizor, ka vërejtur shumë gabime të pafalshme të lojtarëve të tij, që i janë dukur krejt normale në stadium.

“Karantina më ka ndihmuar të kuptoj kritikat e atyre që shohin ndeshjet nga televizori, pasi situata të caktuara duken të papranueshme kur i sheh në ekran, por duken më se normale, kur e sheh ndeshjen në anë të fushës. Nga televizori ke një pamje nga lart dhe normalisht që isha disi më nervoz teksa shihja ndeshjet, por për fat skuadra ka luajtur mirë.”- u shpreh Pioli.

Rikthimi i Piolit në ndeshjen e Europa Ligës ndaj Celticut do të jetë një aset i shtuar për skuadrën, të cilët do kenë mundësi të dëgjojnë këshilla profesionale nga trajneri i tyre për ta fituar me patjetër këtë ndeshje. Në rast se Milani arrin të marrë 3 pikë në këtë takim, kualifikimi për në fazat finale të këtij kompeticioni është mjaft i arritshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online