Nuk dihet nëse kanë lidhje me njëri-tjetrin tre episodet që ndodhën në “Selman Stërmasi” gjatë Tirana-Dinamo, por një gjë është e sigurt. Ze Maria u turbullua shumë nga ajo që ndodhi. Diku nga minuta e 35-të e pjesës së parë, një anëtar i stafit të Tiranës, u ngjit në tribunë dhe diç komunikoi me presidentin Refik Halili dhe më pas ai u kthyer në pankinë. Por në mes të dy pjesëve, pikërisht në pushimin e saj, Ze Maria del me telefon në dorë dhe për gjatë gjithë kohës, derisa filloi pjesa e dytë, ai kërkoi dikë në tribunë. Nuk kërkonte familjen, sepse gruaja dhe djemtë ishin dukshëm të identifikueshëm në tribunë. Mesa kuptohej Ze Maria kërkonte drejtuesit e skuadrës, Halilin ose Dajçin, fakt që u kuptua edhe në intervistën e pas ndeshjes. Fakti tjetër që ndoshta nuk ka lidhje, por rastësisht është pjesë e kësaj rrëmuje mbetet Grent Halili. Sulmuesi u ngrit së bashku me Grecën e Paulistën dhe për 45 minuta zhvilloi nxehje gjatë gjithë pjesës së dytë. Në fund ai u fut në bankinë, 1 minutë para fundit të lojës, ndërsa Ze Maria bëri vetëm katër ndërrime, edhe pse mund të kishte shfrytëzuar lojtarë të tjerë. Situata që janë të shkëputura, por që në fund sollën vetëm nervozizëm. Trajneri brazilian dhe drejtori Gerti Dajçi u ulën në shkallët e tunelit të “Selman Stërmasit”, për t’u sqaruar për një situatë që mbetet ende enigmë.
Halili ikën 15 minuta para fundit të takimit
Refik Halili ka braktisur ndeshjen 15 minuta para fundit të ndeshjes. I mërzitur ai është larguar nga tribuna, por nuk ka ikur nga stadiumi. Shkak është loja e dobët e skuadrës. Mësohet se presidenti është parë jo i kënaqur me atë që ka treguar skuadra e Ze Marias në fushën e lojës, madje edhe kuotat e brazilianit në sytë e tij janë ulur, pa nisur mirë kampionati.
Refiku sikur do bonte ekip te modh ….. hajde ekip qe kishte bo halili me kompetentin brazilian ze maria hajde edhe kalajmojt e lagjes sime e mundnin tironen e fikut dhe te zese. Katastrofe as qe kane per te hy me ne superlige me ate kontigjent lojtaresh braziliane dhe afrikane shume te dobet