Kur Adrian shënonte në minutën e 23-të në Bernabeu, atmosfera në stadium u bë e rëndë dhe nga momenti në moment priteshin shamitë e bardha. Reali i këtij sezoni është një zhgënjim total dhe tifozët po lodhen së prituri që kampionët në fuqi të Europës të sillen si të tillë.
Megjithatë, goli i La Korunjas ka zgjuar nga dremitja skuadrën e Zinedin Zidan, sepse në minutat 32 e 42 Marselo dha dy asiste dhe Naço e Geret Bejl përmbysën gjithçka.
Pjesa e dytë ishte një garë kush shënonte më shumë, sepse porta e Deportivos u kthye në tabelë qitjeje.
Bejl në minutën e 58-të siguroi fitoren, ndërsa më pas Ronaldo dha një asist për Modriç dhe shënoi 2 gola, para se Naço të vuloste suksesin 7-1.