Si sot 9 vite më parë Darren Bent tentoi të gjuante drejt portës së Liverpulit. Një gjuajtje e dobët, do të shkonte qetësisht në duart e Pepe Reinas, por… nuk ishte një gjuajtje si gjithë të tjerat!
Në mënyrë të pabesueshme, topi i goditur nga sulmuesi anglez u përplas me një top plazhi që kishte fluturuar për qejfin e vet, nga tribuna e tifozerisë së Liverpulit direkt e në zonën e The Reds.
Karma, do thotë ndokush, sepse topi i devijuar nga topi i plazhit përfundoi në rrjetë, me Reinan që i hutuar ndiqte me sy topin e plazhit.
Lojtarët e Liverpulit u ankuan gjatë, por arbitri Majk Xhons vendosi ta quante golin të rregullt, me Sandërlendin që fitoi 1-0.
Seven years ago today, Liverpool were undone by a…beach ball…in a 1-0 defeat to Sunderland pic.twitter.com/nT5pu2dMWb
— B/R Football (@brfootball) October 17, 2016
Në fakt arbitri ia futi kot, sepse sipas rregullores goli duhej anuluar, për shkak se “ndikimi i jashtëm te ndeshja duhet shmangur dhe ndeshja duhej ndalur”.
Gjithsesi, arbitri me shumë gjasa as në ëndërr nuk e kishte menduar një situatë të tillë dhe i hutuar akordoi golin.
Si ço vit, në rrjetet sociale kujtohet ky gol komik dhe tani, pas 9 vitesh, më në fund ka folur “i zoti i punës”, Pepe Reina, sepse portieri i Milanit ka postuar foton e golit në Twitter, duke reaguar ndaj pyetjes së ngritur nga britanikja The Chronicle: “Si sot nëntë vite më parë… kush ishte në stadium për atë moment klasik?”.
Përgjigja e Reinas është plot klas: “Po kush dreqin e çoi atë top plazhi atje?”.
Who the hell put the ball in there???? https://t.co/SOypAvV4vD
— Pepe Reina (@PReina25) October 17, 2018