“Nëna e ndyrë që…”, Kosta tregon incidentin me arbitrin

Atletiko e Madridit humbi mbrëmë ndaj Barcelonës me rezultatin 2-0 dhe një nga fajtorët kryesorë është Diego Kosta. Sulmuesi e la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 28-të për fyerje ndaj arbitrit.

Siç raportuan mediat ndërkombëtare, braziliani e ka sharë rëndë gjyqtarin duke i thënë: “nëna e ndyrë që të lindi.” I intervistuar nga “Cadena Ser”, lojtari e ka mohuar këtë dhe ka dhënë versionin e tij të asaj se çka ndodhur. 30–vjeçari ka shkuar në dhomat e zhveshjes duke qarë dhe ka thënë se ajo çka i tha arbitrit ishte: “nëna e ndyrë që më lindi mua”.

Thënie e kundërt nga ç’pretendohet, pasi gjyqtari e largoi për fyerje ndaj tij. Gjithsesi pritet të ngrihet një hetim për këtë ngjarje nga autoriteti disiplinor i La Ligës. Nëse vendimi i gjyqtarit është i drejtë, Diego Kosta pritet të dënohet më shumë se një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *