Nejmar mbret në Paris, me privilegje që tërbojnë shokët e skuadrës

Nejmari është mbreti, i parave dhe i gjithçkaje tjetër në Paris. Start perfekt, 11 ndeshje, 10 gola e 8 asiste.

Megjithatë, ka edhe qejfmbetje në Paris, pasi skuadra kryesuese e Ligës 1 nuk i ka pëlqyer disa kushte që po i plotësohen Nejmarit, ose më saktë disa teka. Pas sherrit të famshëm me Kavanin për të gjuajtur një faull e më pas një penallti, tani zbulohet se Nejmar ka në kontratë disa klauzola të çuditshme, krejt jashtë logjike.

Le Parisien shkruan se braziliani ka disa privilegje në skuadër, që kanë acaruar shokët e skuadrës.

Fizioterapistë e rregulla – Një minierë ari, një makinë publicitare më shumë se futbollist, Nejmari ruhet si kristali nga dëmtimet. Dy fizioterapistë janë vënë në dispozicion nga klubi francez për Nejmarin, që mbi të gjitha ka edhe dy klauzola absurde: lojtarëve të PSG-së u ndalohet rreptësisht t’i ndërhyjnë fort në stërvitje dhe gjithashtu Nejmari nuk duhet të merret fare me fazën mbrojtëse në stërvitje e ndeshje.

Çanta – Te PSG, çdo lojtar ka veshje identike dhe çantë të PSG-së, natyrisht prër të ruajtur një imazh të mirë të klubit. Rregulli nuk vlen për Nejmarin, një ikonë e modës, i cili ka çanta dhe valixhe të personalizuara.

Penalltitë – Sherri me Kavanin lidhej me një klauzolë në kontratë, Nejmar duhet t’i gjuajë vetë penalltitë. Kavani ngriti krye, çështja u bë serioze dhe PSG i ka ndarë mes tyre penalltitë, por prej sezonit të ardhshëm i takojnë Nejmarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *