“Nedim Bajrami ishte i mirë”! Trajneri i Sasuolos komenton ndeshjen e parë të vërtetë të mesfushorit shqiptar: Nuk luajti në pozicionin e zakonshëm

Nedim Bajrami ka luajtur ndeshjen e parë të vërtetë te Sasuolo. Mesfushori shqiptar hyri në fushën e blertë në minutën e 12 dhe ishte protagonist në autogolin e Udinezes, gjatë atij barazimi 2-2. Sipas vlerësimeve nga mediat italiane, Bajrami ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Komplimentet për të kanë ardhur edhe nga trajneri i Sasuolos, Alessio Dionisi. “Bajrami ishte i mirë, hyri siç duhet në lojë nga stoli. Luajti në të djathtë që nuk është pozicion i zakonshëm për të. Mund të kishte bërë edhe më mirë, por të gjithëve u duhet kohë. Qëndrimi i Bajramit në fushë dhe i të tjerëve ishte pozitiv”, tha Dionisi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online