Nedim Bajrami është shumë pranë kalimit te Milanit, e konfirmon vetë trajneri i Empolit: Po ndjek rrugën e Bennacer

Nedim Bajrami është shumë pranë kalimit te Milani dhe gjasat janë të mëdha që mesfushori të zyrtarizohet në merkaton e verës. Interesimi i kuqezinjëve është konkret teksa lojtari shqiptar i ka shpalosur aftësitë e tij në këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Por a do të ketë realisht një kalim të tillë apo flitet për supozime të pavenda nga media? Vetë trajneri i Empolit, Andreazoli, e ka pranuar në mënyrë të tërthortë pas ndeshjes me Milanin se Bajrami po ndjek hapat e Benacer që më herët ishte me Empolin dhe tani i përket kuqezinjëve.

“Bajrami do shkojë te Milani? Unë dëgjova se Bennacer ishte lojtari ndeshjes dhe ai ka qenë me ne më para, ashtu si Krunic. Bajrami dhe Zurkoëski janë në të njëjtën rrugë. Duhet të bëjnë edhe pak hapa para, por besoj se e ardhmja e tyre shkon shumë më larg se Empoli. Por jo vetëm ata dy, ka edhe emra të tjerë që ne po nxjerrim dhe janë shumë të rëndësishëm”, tha Andreazoli duke iu referuar edhe 19-vjeçarit, Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online