Nedim Bajrami e dërgon topin në rrjetë tre herë, 22 golat e Sasuolos i mërzisin futbollin kundërshtarit

Sasuolo ka zhvilluar sot një takim miqësor me Real Viçencën. Një 90 minutësh ka rezultuar si një seancë stërvitore për klubin e Serisë A. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin turpërues 22-0, me Sasuolon që i mërzit futbollin kundërshtarit.

Në festivalin e golave nuk mund të mungonte as emri i Nedim Bajramit. Fantazisti shqiptar e dërgoi topi 3 herë në rrjetë, konkretisht në minutat 48, 64 dhe 79. Për Real Viçencën, kjo e sotmja ishte një nga ato ndeshje ku lojtarët luten të mbarojë sa më parë. Një rezultat që me shumë gjasa do të qendrojë gjatë në mendjet e futbollistëve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *