Në vendin e Jonuz, Osja pas barazimit: Lojtarët e Vllaznisë nuk ishin në ditën e tyre

Vllaznia dhe Teuta janë ndalur një barazim pa gola. Pavarësisht dëshirës së madhe të dyja ekipeve për të dalë me tre pikët, ka munguar konkretizimi i rasteve. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve të dhëna për “Supersport” në përfundimin e këtij takimi.

Bledi Shkëmbi (Teuta): “Nuk mendoj si Memelli që të dyja ekipet kërkuan mbajtjen e barazimit. Ne u munduam më tepër që të arritëm te fitorja dhe bëmë shumë për të dalë në sulm. Ne po i japim mundësinë edhe lojtarëve të rinjë, që deri tani po e shpërblejnë besimin. Mua asnjëherë nuk më keni të dëgjuar që të qaj mungesa. Ekipi po bën mirë deri te porta, në krijimin e aksioneve

Osja (Vllaznia): “Ndoshta sportistat tanë nuk ishin në ditën e tyre. Por edhe Teuta ishte në nivel shumë të mirë, pasi ka qenë atje ku duhet në qarkullimin e topit. Skuadra e Vllaznisë është zgjuar në pjesën e dytë. Ne kishim dëshirë që të zotëronim mesfushën dhe Gurishta mori vendin e Hygorit në qendër. Kishim pak fat pasi mund edhe të humbej ndeshja, por nga ana tjetër ne kishim edhe mundësitë tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online