Ekipi në Kosovë me reagimin unik kundër arbitrit: U duket vetja si Kolina, por vetëm nga pamja

Diskutimi për arbitrat dhe pakënaqësirat vazhdojnë në Kosovë, teksa ekipet shprehen dhe dalin hapur me reagimet e tyre. Kjo ka ndodhur edhe në takimin mes Ferizajt dhe Dukagjinit e përfunduar në shifrat 2-0.

Miqtë ankohen për një gol të rregullt të anuluar dhe mos akordimin e një 11 metërshi. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur edhe një reagim në faqen zyrtare të klubit të Dukagjinit, duke u shprehur se arbitrit kryesor i dukej vetja si Colina, por ngjashmëria e vetme ishte pamja. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

Një gol i rregullt i anuluar dhe një mosakordim i 11 metershit të pastër për skuadrën tonë ishte bilanci i “supër” referimit të “supër” treshes së gjyqtarëve Kosumi, Zeqiri, Sekiraqa.

“Arbitrimi i sotëm ishte tejet skandaloz kur ke parasysh që për ndarjen e drejtësisë në këtë takim ishte caktuar njëri nga referet “më të mirë” të Supërligës, njeriu që i duket vetja Pierluigi Collina për nga pamja, por kurrsësi dhe asnjëherë nga profesionalizmi.

Pamjet në vijim nuk duan shumë koment

Rasti i dytë:

Goli i pastër i anuluar për ne, kinse “ofsajd”?.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online