Në sytë e Europës/ Muçit i vjen shansi i artë, ekipet e Bundesligës dhe Serisë A ndjekin në stadium Legian

Sot do të jetë një sfidë e veçantë për Ernest Muçin. Legia e Varshavës luan me Leç Poznanin e vendit të dytë në një përballje që ka ngjallur interes edhe jashtë Polonisë. Talentit shqiptar së bashku me Kastratin apo Çelhakën u vjen një shans i artë në karrierën e tyre. Treshja shqiptare do të jetë në sytë e Europës, teksa skuadra të rëndësishme do të jenë të pranishme në stadium për të ndjekur takimin mes Legias dhe Leç Poznanit.

Gazetari i “WP SportoweFakty”-t, Piotr Kozminski, ka bërë me dije se Herta e Berlinit dhe Hofenhaimi do të jenë dy klubet e Bundesligës që kanë dërguar skautet e tyre në triubunën e stadiumit, ku nuk mungojnë as përfaqësues nga Serie A. Bëhet fjalë për ekipin e Fiorentinës. Gjithashtu në tribunë do të jenë edhe skaut nga Midtjylland dhe Slavia e Pragës.

Sipas gazetarit polak elementet me interes që janë Mahir Emreli nga Legia si dhe Kaminski e Ishak nga kampi kundërshtar. Megjithatë e shkuara në futboll ka treguar se çdo lojtar në fushë mund të tërheqi vëmendjen e përfaqësuesve të klubeve, prandaj Ernest Muçi dhe dy lojtarët e tjerë shqiptarë kanë mundësinë më të mirë në karrierë për të treguar cilësitë e tyre në sytë e ekipeve të njohura europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online