E FUNDIT/ Nuk ka sërish vend për Armando Brojën, trajneri i Fulham-it e lë sulmuesin shqiptar në shtëpi

Huazimi në “Craven Cottage” nuk po shkon mirë për Armando Brojën. Për sulmuesin shqiptar nuk ka sërish vend në listën e lojtarëve të Marco Silva-s. Për të tretën ndeshje radhazi lojtari 22-vjeçar do ta shohë ndeshjen nga shtëpia.

Trajneri i Fulham-it e ka lënë Brojën jashtë listës së futbollistëve që do të ketë në dispozicion mbrëmjen e sotme kundër Nottingham Forestit. Përballja do të luhet duke nisur nga ora 20:30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/