“Në stadium për Atletikon para se të vdes”: dëshira e realizuar e 93-vjeçares

Një dëshirë e realizuar përpara vdekjes, për të ndjekur skuadrëm e zemrës në stadium. Në ndeshjen e Atletikos së Madridit me Athletik Bilbaon, e cila u luajt të shtunën në “Vanda Metropolitano”, në tribunë ishte e pranishme edhe një zonjë e moshuar.

Për herë të parë, në tribunat e stadiumit të ri, u ul edhe 93-vjeçarja, e cila shijoi magjinë e shtëpisë së re të Atletikos së Madridit. Aty arriti që të bënte tifo për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, e cila gjeti suksesin në minutat e fundit të ndeshjes.

Kamerat e “El Dia Despues” dokumentuan mbërritjen e zonjës në stadium dhe gëzimin e saj përpara dhe gjatë ndeshjes. Dëshira që u kishte shprehur mbesave u realizua. E moshuara tregoi me pak fjalë ndjenjat që përjetoi.

“Nuk është hera e parë që ndjek nga afër një ndeshje të Atletikos, kam qenë në Kalderon. Ishte shumë bukur. Doja të shikoja edhe impiantin e ri përpara se të vdisja. Do të festoj 93-vjetorin e lindjes dhe ndonjëherë mosha ndihet”.

“Jam e kënaqur sepse në këtë ndeshje ku isha e pranishme, Atletiko fitoi. Kjo ditë ishte si një bekim”, tha e buzëqeshur. E moshuara e lumtur, përjetoi një prej pasditeve më të bukura në jetë. Kjo falë dashurisë për futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online