“Ne si klub nuk i njohim aleancat”! Presidenti i Partizanit: Kridens Metën e çova në Prokurori, të isha më i ri e ktheja ndryshe…

Presidenti Gaz Demi është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku ka folur për zhvillimin e kampionatit deri tani në Superiore. Kreu i Partizanit ka thënë se cilësia e arbitrimit në elitën e futbollit tonë është përmirësuar duke e krahasuar me sezonet e shkuara, pavarësisht se ka ende problematika që duhen evituar dhe përmirësuar.

“Kampionati është si rrallëherë në vitet e fundit që luftohet për titull nga disa skuadra. Superiorja po ecën më mirë nga viti në vit. Unë e kam gjithmonë besimin te skuadra. Ne na dalë e drejta që të besojmë te titulli. I bëj thirrje arbitrimit që të jetë me korrekt dhe serioz. Javët e fundit fillojnë edhe gabimet, kush nuk e mban dot ndeshjen si arbitër, atëherë ta thotë.

Nuk më interesojnë fare aleancat, ne si klub nuk kemi lidhje fare. Deri tani kampionati është korrekt. Edhe vendet e fundit po e bëjnë luftën e tyre. Gara është normale dhe ndonjëherë ne flasim më shumë se duhet. Nuk ka pasur të favorizuar ose jo. Arbitrat? Këtu gabimet i bëjnë profesionistët, se të rinjtë janë në rregull. Arbitri i ndeshjes kundër Laçit? E kam dërguar në Prokurori atë Kridens Metën, është ordiner. Të isha më i ri do e kisha personale me atë”, ka thënë Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *