Erald Lakti kaloi një sezon mjaft pozitiv me fanellën e Lekos, me të cilët siguroi ngjitjen në Serinë B. Mesfushori shqiptar ka dhënë një intervistë për “Radio Firenzeviola”, ku ka treguar përjetimin e tij pas ngjitjes një jategori më sipër dhe emocionet që ndjen kur sheh golin që shënoi në finalen e “play off”-it. Lakti tregon se për të do ishte ëndërr të luante me ekipin e parë të Fiorentinës, ndërsa në fund e mbyll intervistën e tij me raportin që mban me shqipen dhe italishten.
“Sa herë që shoh golin dridhem. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe promovimin. Të mendoj se viti i parë në Leko nuk shkoi shumë mirë për mua, por më pas vendosa të qëndroj me një staf të ri dhe vendimi dha rezultat. Pas disa ndryshimeve, z. Foshi dha një kthesë. Gjithashtu nga pikëpamja mendore.
Idhulli im? Gatuzo pa dyshim, e kam parë kur kam qenë i vogël. Unë shënoj disa gola, por të gjithë janë të bukur, ai në finale ishte më i miri. (Kalimi te Fiorentina) Do të ishte një ëndërr. Arritja kurorëzuese për mua që kam bërë të gjithë rrugën në ekipin e të rinjve me fanellën vjollcë.
Dallimet mes Shqipërisë dhe Italisë? Unë flas shqip në shtëpi, por me miqtë në italisht. Nuk e di se në çfarë gjuhe mendoj (qesh)”, ka deklaruar Erald Lakti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/