Ekskluzive/ “Skënderbeu të mbijetojë dhe Vllaznia të shpallet kampion”, Pusi tregon dëshirën

Një ndeshje shumë e veçantë do të jetë për Belajdi Pusin në këtë fundjavë. Skënderbeu-Vllaznia është përballja mes të tashmes dhe të shkuarës së këtij lojtari. Shkodra është qyteti që i përket, por Korça po i jep mundësinë që të rritet më tepër në karrierën e tij.

Të dyja këto ekipe kanë të njëjtën uri për ta fituar këtë ndeshje, megjithëse me objektiva të ndryshme. Nga njëri krahë flitet për titullin kampion dhe nga tjetra për mbijetesë. E këtu duhet të ndalemi pasi në gjithë këto vitet e fundit nuk është diskutuar për Skënderbeun kaq seriozisht për rënien nga elita e futbollit shqiptar.

Humnera duket në pamjen e parë, por Belajdi së bashku me shokët e tjerë të ekipit do të bëjnë gjithçka munden për t’u mos rrëzuar nga lartësia e madhe. Një ekip që ka dominuar për vite me radhë në futbollin shqiptar nuk i ka hije për të qenë pjesë e Kategorisë së Parë, pavarësisht problematikave aktuale.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, biseda jonë me Pusin nis pikërisht duke folur për gjendjen e Skënderbeut dhe mënyrën sesi po përjetohet në Korçë kjo gjendje e ekipit.

“Skënderbeu ka qenë në nivele shumë të larta në vitet e fundit, ndërsa tani po luftojmë për mbijetesë. Kjo është e vështirë për të gjithë ne dhe është përgjegjësi e jona që të bëjmë të pamundur për të marrë sa më shumë pikë.

Tifozët na Korcë janë mësuar që ta shohin ekipin vetëm duke fituar dhe tani e kanë të vështirë që të pranojnë këtë situatë që po kalojmë. Por ata janë gjithmonë për të na mbështetur dhe ne duhet t’i falenderojmë pasi në fund të fundit, kanë të drejtë për gjithçka”, tha Pusi.

Kur flitet për ndeshjen me Vllazninë, futbollisti tregon dëshirën e tij: “Ndeshja me Vllazninë? Normalisht është e veçantë pasi luaj kundër qytetit dhe ekipit tim të zemrës. Por ky është futbolli, tani jam në Korcë dhe ndihem si në shtëpinë time. Duhet të jap maksimumin në çdo ndeshje. Dëshira ime për këtë sezon është që Skënderbeu të mbijetoj dhe Vllaznia të dali kampion. Largimi nga Vllaznia? Nuk jam pishman për asgjë sepse jam në një ekip të madh dhe po mësoj shumë. Jam ende në moshë të re dhe mendoj se do të vijë koha për të dalë kampion”.

Në fund, Pusi tregon se presidenti Takaj është një arsye më tepër për të dalë me sukses nga kjo ndeshje: “Takaj na ka qëndruar shumë pranë që nga fillimi i kampionatit. Ka shumë besim tek ne dhe është një arsye më shumë që ne të japim gjithçka”, u shpreh sulmuesi i Skënderbeut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online