Çështja e arbitrimit sjell gjithnjë polemika në Shqipëri që përfundojnë në akuza për trupën gjykuese e madje shkojnë deri në atë pikë sa mund t’i shpallnin edhe “non grata”. Por pavarësisht këtyre, aftësia në gjykim nuk u mungon aspak.
UEFA i jep besim “bilbilave” të Superiores, teksa ka vendosur që në miqësoren mes Luksenburgut dhe Skocisë. Eldorian Hamiti do të jetë arbitri kryesor në këtë takim, ku ndihmës në krahë do të ketë Ilir Tartarajn dhe Nertil Bregasi. Luksenburg-Skoci luhet më datë 6 qershor në orën 18:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/