Në Shqipëri e shohin Tiranën në turin e dytë, kompanitë e basteve favorizojnë Dudelangen në Champions League

Tirana do të përballet kundër Dudelanges në turin e parë të Champions League. Në letër, bardheblutë janë ekip më i fortë duke parë edhe vlerën totale të skuadrave. Por a mjafton kjo për t’i quajtur favorit kryeqytetasit?

Kompanitë e basteve mendojnë ndryshe, ku sipas tyre të paktën në ndeshjen e parë, ekipi i Luksemburgut është favorit për ta fituar takimin. Me një mesatare të koeficienteve që janë vendosur prej tyre, fitorja e Dudelange kuotohet me koeficientin 2.00, barazimin me 3.25, ndërsa triumfi i Tiranës në përballjen e parë me 3.50. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *