Në Shqipëri as nuk imagjinohet! Arbitri jep penallti të paqenë në minutën e 99 në Turqi, rivalët nxjerrin topin jashtë se nuk duan fitore të pamerituar

Gaziantep dhe Goztepe barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 34-të të Superligës së Turqisë. Goli i parë i takimit do të vinte nga Goztepe në minutën e 92, me Jahovic që tundi rrjetën dhe që dukej se mbylli ndeshjen. Por vetëm katër minuta më vonë, Gaziantep arriti që të barazonte me Figueired. Në minutën e 99 do të mbërrinte edhe skena shembullore nga Turqia, që në Shqipëri nuk ka gjasa të ndodh. Arbitri dha një penallti të paqenë në favor të Gaziantep, pas një kontakt të portierit mik me kundërshtarin.

Përsëritja e pamjeve e tregoi qartë se nuk kishte të bënim me penallti, por vendasve iu dha shansi për të shënuar nga 11-metrat. Pasi vendosi topin në pikë ne bardhë, Muhamet Demir bëri lëvizjen e vitit duke e nxjerrë topin jashtë, pasi nuk e dëshironte fitoren e pamerituar. Ky gjest shkaktoi duartrokitje nga lojtarët kundërshtarë dhe nga tifozët në tribuna, pavarësisht fitores që dëshironin, por jo në të tillë mënyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *