Në Shkodër shfaqen hijet e Partizanit, mesfushori rikthehet në listën e dëshirave

Partizani ka arritur të firmosë me sulmuesin Rubin Hebaj, ky i fundit do të prezantohet ditën e hënë me shumë mundësi. Drejtuesit po mendojnë ende se si të përforcojnë skuadrën e tyre, pasi kanë hedhur disa piketa. Të kuqtë po mendojnë që të vazhdojnë me të njëjtën filozofi, lojtarë të rinj dhe me të ardhme.

“Sport Ekspres” mëson me burime pranë lojtarit, se kryeqytetasit i janë rikthyer pistës së Ardit Krymit. Mesfushorit shkodran që luan për Vllazninë. Ai ka qenë një dëshirë e hershme e të dy ekipeve të kryeqytetit, pasi Tirana e ka dashur, ashtu si Partizani, por problemi i tij mbetet kontrata që ka me klubin kuqeblu.

22-vjeçari ka dëshirë të largohet nga Vllaznia, pasi preferon të luajë në Superiore dhe jo në Kategorinë e Parë. Ai e ka të qartë se përfitimet nuk do të jenë të njëjta prandaj është i hapur për të lëvizur. Partizani nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Vllazninë nisur nga sezoni i fundit i Superiores. Një lëvizje e tillë do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online